LajmeSport

Arrihet marrëveshja, Hysaj dhurata e parë që i bëhet Sarrit

Elseid Hysaj do të jetë dhurata e parë që drejtuesit e Lazios do t’i bëjnë trajnerit të tij të ri, Maurizio Sarri. Mbrojtësi shqiptar do të mbërrijë në Formello falas, pasi kontrata e tij me Napoli skadon më 30 qershor. Hysaj do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për 1.7 milionë euro në sezon, plus bonuset. Zyrtarizimi i shkodranit në ekipin bardhekaltër pritet të ndodhë në fundjavë.

Hysaj do të mbajë rolin e mbrojtësit të majtë në formacionin titullar të Sarrit dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të japë kontribut edhe në të djathtë. Shkodrani do të plotësojë boshllëkun e krijuar në mbrojtjen e Lazios në një rol vendimtar për lojën e Sarrit.

27-vjeçari është projektuar për të luajtur titullar sezonin e ardhshëm në të dy krahët e mbrojtjes. Në fakt, me largimin e Senad Lulicit nga 1 korriku, i vetmi në skuadër i aftë për të luajtur në ato role do të ishte Marusic dhe Lazzarri, por ish-futbollisti i SPAL-it mund të largohet nga kryeqyteti me një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh.

I lindur në 1994, Hysaj është një emër i dëshiruar fort nga Sarri, që e ka pasur nën urdhrat e tij shkodranin që në kohët kur të dy ishin pjesë e Empolit e më pas te Napoli. Me Sarrin trajner, shkodrani ka zbritur në fushë në 223 ndeshje, duke qenë titullar fiks.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close