KronikLajmeMaqedoni

Arrestohet për mashtrim një person nga Studeniçani

Më datë 08.05.2024 në ora 17:00 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin I.B (51) nga Studeniçani i Shkupit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrim”. Ai dyshohet se ka mashtruar një 34-vjeçar nga Gostivari, për një shumë prej rreth 1500 euro. Gjegjësisht, sipas raportit, në qershor të vitit 2023 ai ka rënë dakord me personin e dëmtuar që t’ia riparojë katërçikletën, pas së cilës i ka marrë pjesët e riparimit dhe ka marrë paradhënie perj tij. Megjithatë, spas raportit, menjëherë më pas I.B. ka ndërprerë komunikimin me 34-vjeçarin dhe nuk e ka kryer punën e kontraktuar, me çka më 16.02.2024 është raportuar në Policinë e Gostivarit. Personi është mbajt në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close