Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, sot në X ia uroi fitoren Gordana Siljanovska Davkovës në zgjedhjet e djeshme presidenciale.
Sipas rezultateve të fundit të pblikuara në faqen e KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski nga LSDM 251.541 (29,25%).