
Ju njoftojmë se ka filluar procedura për ekstradimin e shtetasit kroat Daniel Ivanagiq nga Sllovenia.Nga INTERPOL Shkupi është marrë njoftim se Ivanagiqit i hiqet liria në Slloveni në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet kompetente gjyqësore.
Kërkesa për ekstradim i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë së Sllovenisë në përputhje me afatet e përcaktuara me Ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe Konventën Evropiane për Ekstradimin, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për një krim të kryer si keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.



