MaqedoniTopLajm

Arrestohen tre persona në Tetovë, dyshohen se shpërndanë rreth 10 kilogram marihuanë

Sot, gjykatës në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë urdhëroi paraburgim për tre persona të dyshuar për përfshirje në rastin e dy thasëve të gjetur me afro 9,5 kilogram marihuanë.

Droga u gjet nga policia gjatë rrugës për në Kamenjan të Tetovës mbrëmjen e së martës.

“E.I. (26) dhe A.D. (27) dhe shtetasin bullgar R.I.O (30) gjykatësi u caktoi masë paraburgim prej 30 ditëve, për shkak të dyshimit të formuar se kanë kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, informuan nga SPB Tetovë.

Tre të dyshuarit do të dërgohen në Institucionin ndëshkues-korrektues “Shkup” në Shkup për ta mbajtur paraburgimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close