
Arlindi një prej djemve të Love Island Albania, i ulur në një nga ambientet e vilës së dashurisë së bashku me djemtë e tjerë ka folur në lidhje me Xhoanën, pas rifutjes së kësaj të fundit gjatë ‘Prime’. Ai është shprehur se gjërat mes tij dhe Xhoanës nuk kanë ecur ashtu si kanë dashur dhe se momentalisht ndihet shumë mirë më Uedën.
Ndër të tjera në një video që është publikuar në faqen zyrtare të Love Island Albania, Arlindi ka shtuar: “Nuk e di pse e bën Xhoana kaq të madhe, është diçka që ka qenë mes ne të dyve. Ne kemi kaluar kohë bashkë, gjërat nuk ecën ashtu si ne kemi dashur, i kam treguar edhe plotë gjëra që unë kam pasur, probleme të miat personale . Në fund të fundit unë kam ardhur këtu për të njohur dikë, nuk kam çfarë bëj unë sepse gjërat nuk na ecën bashkë, unë tani dua Uedën.”
Vazhdimin e bisedës e shikoni në episodin ditor që do të trasmetohet në orën 18:20 në Televizionin Klan./Love Island Albania



