LajmeMaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha 600mi euro për arsimin, nënshkruan marveshje katër fakulteteve nga tre universitete në vend

Ministri Arjanit Hoxha sot ka takuar pëfaqësues të katër fakulteteve nga tre universitete në vend me të cilët ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Hoxha ka siguruar përmes programit për yhvillim rural buxhet në vlerë prej 600mi euro fonde këto me të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të mbështesë drejtpërdrejt institucionet shkencore në zgjerimin e aktiviteteve të tyre, e që kanë interes të përbashkët, shkruan TOP24

Nënshkruesit e memorandumeve të bashkëpunimit do të marrin mbështetje financiare e cila do të ketë për qëllim: furnizimin me pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore, furnizimin me pajisje për zbulimin e pranisë së metaleve të rënda në ushqim, si dhe furnizimin me pajisje demonstruese për studentët e shkencave bujqësore, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në FB, përcjell TOP24.
Sot së bashku me përfaqësuesit e katër fakulteteve nga tre universitete në vend nënshkruam memorandume bashkëpunimi.
Me këtë ngjarje, ku të pranishëm ishin rektorë, dekanë dhe profesorë nga disa universitete në vendin tonë, u shënua fillimi i bashkëpunimit midis Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me disa institucione të larta shkencore.
Përmes Programit të Zhvillimit Rural, është siguruar një buxhet prej rreth 600,000 eurosh, fonde këto me të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të mbështesë drejtpërdrejt institucionet shkencore në zgjerimin e aktiviteteve të tyre, e që kanë interes të përbashkët.
Nënshkruesit e memorandumeve të bashkëpunimit do të marrin mbështetje financiare e cila do të ketë për qëllim: furnizimin me pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore, furnizimin me pajisje për zbulimin e pranisë së metaleve të rënda në ushqim, si dhe furnizimin me pajisje demonstruese për studentët e shkencave bujqësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close