LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovës i rikthehet uji:NPK Tetova përfundon me sukses sanimi i defektit në linjën e Leshnicës

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon se i ka përfunduar me sukses punimet për sanimin e defektit në linjën e Leshnicës, si pasojë e të cilit një pjesë e qytetit të Tetovës ka ngelur disa ditë pa ujë.

Nga NPK “Tetova” thonë se kanë arritur të rregullojnë defektin, duke vendosur gyp fi-500 prej 60 metrave.

“Pas një pune intensive disa ditore punëtorë të ndërmarrjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin duke vendosur gyp fi-500 prej 60m, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga NPK “Tetova”.

Ndryshe, si pasojë e defektit që ndodhi rrjetin e ujësjellësit në linjën e Leshnicës, disa pjesë të qytetit të Tetovës për disa ditë me radhë kanë ngelur pa ujë për pije.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close