
Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha ka filluar me intesitet aktivitetet e tij politike për ngritjen e kësaj partie që të jetë një parti premtuese në skenën politike. Hoxha sot së bashku me deputetin Bastri Bajrami kaë qëndruar në Prishtinë ku ka realizuar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin me të cilin janë dakorduar të thellojnë bashkëpunimin mes dy subjekteve, shkruan Top24



