
Sassuolo ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 në konak të Udineses.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka pas paraqitje të mirë dhe i gëzohet fitores së Sassuolos.
Futbollistët Lauriente (56′), Pinamonti (58′) shënuan për Sassuolon dhe Solet (10′) për Udinesen.
Pas javës së 25-të në Serie A, Sassuolo renditet në vend të nëntë me 32 pikë sa ka edhe Udinese që ndodhet një pozitë më poshtë.



