LajmeMaqedoni

Arifi: Shqiptarët do të jenë temë sekondare, bullgarët fokus i Maqedonisë Veriore

Profesori, Dritëro Arifi ka folur lidhur me zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë Veriore duke thënë se pas këtyre rezultateve, faktorizimi i shqiptarëve atje nuk do të ndodhë.

Sipas Arifit, shqiptarët do të jenë temë sekondare apo edhe terciare, pasi që Maqedonia Veriore do ta ketë fokusin më të madh tek elementi bullgar.

“Nuk besoj që do të bëhet faktorizimi i shqiptarëve siç e kanë pritur shqiptarët, të paktën siç e kanë promovuar në kampanjën zgjedhore, sepse fokusi më i madh do të jetë tek elementi bullgar sepse kjo është edhe kushti i Maqedonisë për t’u integruar në BE. Mendoj që kjo do të jetë lufta më e madhe, pra a do të behën ndryshime për komuniteti bullgar, nëse po, shqiptarët do të jenë si temë sekondare apo terciare shumë pak e rëndësishme. Presioni ndërkombëtar do të jetë ta lëvizin Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Ndërkohë profesori, ka thënë se faktori shqiptar përveç se në Maqedoni do të jetë humbës edhe në tërë rajonin.

“Maqedonia e Veriut e ka bërë një serbizim të politikës, në sipërfaqe nuk vërehet për momentin. Kjo është politika proserbe për me e mbajt rajonin nën presion. Faktori shqiptar do të jetë humbës jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin, po tkurremi në botëkuptime”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close