
Arbër Ademi nga BDI ka publikuar deklaratën e Hristijan Mickoskit për badenterin, njofton Top
Ademi tha se liderët e VLEN-it ende nuk e kanë parë këtë deklaratë të Mickoskit ku thotë se “badenteri për të është frenues”, pasi siç thotë, janë të zënë me kanalizime dhe bekatonka.
“Grupi i “liderëve“ të partive në koalicionin vLEN, të përzgjedhurit e Kryeministrit Mickoski, duhej të prisnin si do të reagonte padroni i tyre që të “reagonin” edhe ata. Disa ende nuk e kanë parë që ai tashmë ka reaguar, sepse janë të zënë me kanalizime dhe bekatonka… “Reagimi” i tyre do të pasojë së shpejti.
Ashtu siç e thamë në konferencën për shtyp, këto nuk janë mesazhe aksidentale, por pjesë e një strategjie të mirë-menduar dhe të artikuluar që kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë”, shkruan Ademi.



