
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar pas ngjarjeve në Manastir ju është vendosur pllaka e çetnikut serb Vuk. Ademi shkruan se shëtitja e strukturave paramilitare dhe manifestimet e “botës serbe” që përkojnë me Ditën e Pavarësisë po legjitimojnë hapur ndikimin e “Botës serbe” në vend, shkruan Top24
Ademi shton se në këtë projekt antishtetëror janë përfshirë edhe Ivan Stoillkoviç si zëdhënës i “botës serbe” në qeveri dhe VLEN-i si degë e VMRO-së.
Vendosja e djeshme e pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, shëtitja e strukturave paramilitare dhe manifestimet e “botës serbe” që përkojnë me Ditën e Pavarësisë po legjitimojnë hapur ndikimin e “Botës serbe” në vend.
Në këtë projekt antishtetëror janë përfshirë edhe Ivan Stoillkoviç si zëdhënës i “botës serbe” në qeveri dhe VLEN-i si degë e VMRO-së.
Ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë dhe rrezikim i ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut




