
Arbër Ademi nga BDI ka dalë në mbështetje të gazetarit Nevrij Ademi i cili sot gjatë ditës qëndroi në stacion policor, njofton Top24
“Sot nuk u thirr vetëm një gazetar në polici, sot u thirr fjala e lirë.
Rasti me Nevrij Ademin dhe tentimi për t’i marrë telefonin, pa asnjë procedurë ligjore, është dëshmi e qartë e partizimit të policisë dhe kërcënimit ndaj gazetarisë së lirë.
Sot shënjestrohet një media si Tetova Sot dhe një gazetar. Nesër kush e ka radhën?
Demokracia fillon të vdesë aty ku fillon frika e gazetarëve”, tha Ademi.



