LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi i përgjigjet Kasamit: Bilall Zeza edhe një herë i dha autogol vetes!

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili gjatë një brifingu për media theksoi se BDI-ja ka pasur kohë 20 vite të regulloj punët e shqiptarëve. Ademi në reagimin e tij shkruan se Kasami njëra anë thotë se Ali Ahmeti ka pasur 20 vite kohë për t’i rregulluar punët, ndërsa nga ana tjetër thotë se nuk do të preken të drejtat e shqiptarëve, duke pyetur me tej se “Po cilat të drejta, Bilall?”, shkruan Top24

“Bilall Zeza edhe një herë i dha autogol vetes. Nga njëra anë thotë se Ali Ahmeti ka pasur 20 vite kohë për t’i rregulluar punët, ndërsa nga ana tjetër thotë se nuk do të preken të drejtat e shqiptarëve.
Po cilat të drejta, Bilall?
Nëse nuk janë arritur gjatë atyre 20 viteve, atëherë çfarë po mbron sot? E nëse janë arritur, atëherë po pranon vetë se pikërisht në kohën që kritikon janë fituar ato të drejta.
Logjikë që bie ndesh me vetveten.
Le t’i thotë dikush se nuk mund të mbrosh diçka nëse nuk ekziston. Nëse flet për mbrojtje, atëherë pranon se ato të drejta janë fituar, dhe po, janë fituar në periudhën që ti e sulmon.
Në cilën kohë? Pikërisht në kohën që ai e quan “20 vite kohë të Ali Ahmetit”.
Bilalli duket se mendon që politika është t’i thurësh poezi Josip Broz Titos. Por edhe aty nuk ka dalë më i miri; vendin e katërt e kishte marrë si nxënës i devotshëm, pas Titos.
P.S. Poezinë e keni në koment.” ka shkruar Arbër Ademi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close