
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij i është kundërpërgjigjur kryetari të gjylatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski i cili theksoi se askush nuk ka thënë se ligji për gjuhën shqipe është antikushtetuese. Ademi e quan Konstadinovskin një mashtrues pasi sipas Ademit vet Kostadinovski e pranoi se disa dispozita të Ligjit për Gjuhët qenkan “problematike” nga aspekti kushtetues. Kjo vetëm sa e vërteton edhe një herë planin dhe synimin e tij të qartë: abrogimin dhe shfuqizimin e dispozitave kyçe të Ligjit për Gjuhët. Në vend që të merret me pyetjen se si referati i tyre prej 75 faqesh doli në opinion dhe u publikua në media, sonte duhej t’u përgjigjej qytetarëve: pse kërkon të shfuqizohen 18 dispozita të Ligjit për Gjuhët, kur vetë Kushtetuta e ka përcaktuar këtë si materie ligjore, shkruan Top24
Ademi më tej pyet Kostadinovskin se “Pse nuk heqin dorë nga një referat që synon masakrimin institucional të gjuhës shqipe dhe kthimin prapa të të drejtave të fituara me shumë mund e sakrificë?



