LajmeMaqedoni

Si ti dalloni simptomat e “Nilit Perëndimor”, si të mbroheni dhe kush rrezikohet më shumë?

Në disa komuna të Shkupit është shpallur epidemi e etheve të Nil-it Perëndimor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 18 gusht janë regjistruar 38 raste, nga të cilat 37 në rajonin e Shkupit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vërejtur rritje të rasteve edhe në vende të tjera të Evropës si Greqia, Rumania dhe Spanja.

Rreth 70-80% e të infektuarve nuk kanë asnjë simptomë dhe mund të mos e dinë se e kanë virusin. 99% e rasteve kalojnë me simptoma të lehta ose pa simptoma, prandaj nuk duhet të shkaktojë panik.

Si përhapet:
Virusi përcillet nga mushkonjat e infektuara (kryesisht në sezonin e mushkonjave, korrik–shtator). Mushkonjat infektohen nga shpendët. Nuk përcillet nga personi në person.

Simptomat e lehta:
– Ethe
– Dhimbje koke
– Lodhje
– Dhimbje trupi
– Nauze ose të vjella
Në raste më të rralla: skuqje ose gjëndra limfatike të ënjtura.

Simptomat e rënda (më të rralla):
– Ethe e lartë
– Ngurtësi e qafës
– Çorientim
– Dridhje
– Dobësi e muskujve
– Paralizë
– Koma

Nëse shfaqet ndonjë simptomë e rëndë, duhet të shkohet menjëherë te mjeku. Trajtimi është mbështetës (pushim, lëngje, ilaçe kundër dhimbjes); rastet e rënda mund të kërkojnë hospitalizim.

Kush është në rrezik më të madh për simptoma të rënda:
– Personat mbi 65 vjeç
– Ata me sëmundje kronike (kancer, diabet, hipertension)
– Ata me imunitet të dobët (sëmundje autoimune, terapi kanceri etj.)

Si të mbroheni:
– Veshje të lehta që mbulojnë trupin
– Shmangni qëndrimin jashtë në mbrëmje (kur mushkonjat janë më aktive)
– Rrjetë në dritare dhe dyer
– Spraj dhe mjete kundër mushkonjave
– Fjetje në dhomë me kondicioner nëse është e mundur
– Hiqni ujin e ndenjur nga tarraca/oborri (vendet ku mbarohen mushkonjat).

Related Articles

Back to top button
Close
Close