LajmeRajonTopLajm

Apeli lë ‘vulën’ Alibeajt, Rama: S’merrem me polemika të politikës së “gërr-gërrit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Apelit për Partinë Demokratike, si dhe akuzat që u pasuan nga Berisha për të.

Rama deklaroi se nuk merret me polemika, duke iu referuar akuzave të Berishës, i cili e akuzon se ka ndikuar në vendimin e Gjykatës së Apelit për logon e Partisë Demokratike.

“Shiko, unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk merrem. Nuk kam asnjë disponim të merrem me polemika të politikës së “gërr gërrit” të përditëshëm. Nëse kemi kohë në dispozicion dhe energjitë nuk na mkungojnë, le t’i vëmë në shërbim të temave që janë tema me vlera dhe me rëndësi”, theksoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close