LajmeMaqedoniTopLajm

Antikorrupsioni diskuton: Si ka mundësi edhe deputet edhe ministër!?

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, pas seancës së komisionit për anti-korrupsion, e pyetur nga gazetarët se si ka mundësi që disa nga deputetët e ri në të njëjtën kohë të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e ministrit, ajo tha se tani për momentin funksionin Qeveria e vjetër dhe se në seancë e kanë diskutuar këtë çështje.

“Të njëjtën e kemi diskutuar edhe ne se si ka mundësi edhe deputet edhe ministër. Ne e kemi analizuar dhe do ta paraqesim. Sipas Ligjit të zgjedhjeve, është zgjedhur Qeveri e re, ndërsa nga ana tjetër funksionon Qeveria e vjetër, sepse është shpërndarë Kuvendi patjetër duhet ta përfundojë punën deri në formimin e Qeverisë së re”, tha Biljana Ivanovska nga KSHPK.

Për momentin Oliver Spaskovski është kryeministër teknik, ndërsa tani është zgjedhur deputet, pastaj Milla Carovska, Radmilla Shekerinska, Arbër Ademi që janë ministra, e në të njëjtën kohë janë edhe deputetë të sapo zgjedhur./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close