LajmeMaqedoniTopLajm

Anketa amerikane: BDI fitues absolut i zgjedhjeve të 15 korrikut

Një nga agjencitë më të famshme në Shtetet e Bashkuara, DBC Danube që është dhe pjesë e ekipit kërkimor për opinionin dhe marrëdhëniet me publikun e presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar një anketë  më të madhen deri më tani, ku janë anketuar 6 mijë persona lidhur me zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen me datë 15 Korrik në Maqedoninë e Veriut.

Anketa është zhvilluar gjatë muajit Qershor, ndaras për çdo zonë zgjedhore, që e bën atë më të saktë nga sondazhet e publikuara paraprakisht në vend.

Në 5 nga 6 zonat elektorale, VMRO-DPMNE udhëheq dhe sipas kësaj ankete do të shënojë fitore bindëse ndaj koalicionit LSDM-BESA.

Rezultati përfundimtar do të ishte të paktën 8 deputet ose më shumë avantazh për VMRO dhe me këtë krijimin e kushteve që kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të zgjedh nëse do të formojë një qeveri koalicioni me Aleancën e Ziadin Selës apo BDI-në e Ali Ahmetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close