
Sanksionet nuk po arrijnë ta frenojnë plotësisht tregtinë ndërkombëtare në Gjirin e Hormuzi, e dëshmi e qartë e këtij fakti u bë petroliera kineze “Rich Starry” e cila kaloi përmes ngushticës, duke carë kështu bllokadën amerikane.
Cisterna ka qenë e ankoruar pranë bregdetit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin e Omanit. Ajo u rikthye 10 ditë më parë në Gjirin Persik dhe që nga ajo kohë, kishte qëndruar në pritje. Lajmi i kalimit të saj vjen në kohën kur presidenti kinez Xi Jinping i paraqiti një plan katër-pikësh për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme princit të Abu Dhabit, Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Plani përfshin respektimin e bashkëjetesës paqësore, sovranitetit kombëtar, sundimit të ligjit ndërkombëtar dhe koordinimin ndërmjet zhvillimit dhe sigurisë.
Plani kinez nënvizon edhe promovimin e ligjeve dhe normave ndërkombëtare, duke kundërshtuar mes rreshtash zbatimin e një “ligji të xhunglës” në marrëdhëniet ndërkombëtare.



