LajmeSport

Angli-Shqipëri ndeshja pa prezencë të tifozëve do të luhet

Përballja në mes Kombëtares Shqiptare dhe Anglisë edhe zyrtarisht do të luhet pë tifozë. Pas kërkesës së FSHF-së që kjo ndeshje të luhej me tifozë në stadiumin “Air Albania” ka ardhur edhe përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë, me këtë të fundit që nuk ka pranuar kërkesën e shtëpisë së futbollit shqiptar, duke mos lejuar tifozë për këtë ndeshje, e cila tani do të luhet më dyer të mbyllura.“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndeshja mes Kombëtares Shqiptare dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, është planifikuar të zhvillohet më 28 mars.

Related Articles

Back to top button
Close
Close