
Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani ka njoftuar se ka vizituar Shkollën e Mesme “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë dhe ka vlerësuar se kjo shkollë meriton mbështetje, njofton Top24.mk.
“ Strugë | Vizitë në Shkollën e Mesme “Dr. Ibrahim Temo”
Një takim i ngrohtë me drejtuesit dhe stafin e një prej shkollave me traditë në Strugë, që mban emrin e një prej figurave më përfaqësuese të rilindjes shqiptare në mërgatë. 
Diskutuam mbi sfidat dhe potencialin e arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe përfaqësive diplomatike por edhe për projekte konkrete bashkëpunimi. 

Një shkollë me histori dhe vizion që meriton mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt përmirësimit të kushteve arsimore për të rinjtë. 


#Strugë #IbrahimTemo #BashkëpunimInstitucional #AmbasadaShqiptare #EdukimiNaBashkon“, shkruan Meidani.



