
Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Martin Pammer.Takimi u fokusua në mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional, zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës lokale me fokus në Turizmin MalorKryetari Emshiu shprehu mirënjohje për mbështetjen që Austria ka dhënë ndër vite për zhvillimin e qëndrueshëm në vend dhe theksoi gatishmërinë për të avancuar më tej këtë bashkëpunim, në dobi të qytetarëve të komunës.Nga ana e tij, Ambasadori Pammer vlerësoi përkushtimin e komunës në drejtim të transparencës, zhvillimit lokal dhe krijimit të kushteve të favorshme për investime, duke nënvizuar se Austria mbetet e hapur për projekte të përbashkëta që sjellin ndikim pozitiv në komunitet.Ky takim përforcon edhe më tej lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe hap rrugë të reja për zhvillim në nivel lokal.



