LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa shkel marrëveshjen e vitit 2020 me Aleancën për Shqiptarët

Çdo ditë e më shumë rritet numri i politikanëve shqiptarë për të cilët fjala e dhënë para qytetarëve, anëtarëve të saj dhe partnerëve, nuk ka ka peshë kur është në pyetje interesi personal dhe grupor.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa në vitin 2020 nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për dalje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020, përcjell “tetova1”.

Marrëveshja e firmosur nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi përmban shtatë nene që përcaktojnë bashkëpunimin përmes koalicionimit parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Në njërin nga nenet (neni 6) thuhet se ky koalicion vlen deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe deri atëherë partitë duhej të kishin edhe grupin e përbashkët parlamentar.

Në kuadër të marrëveshjes është edhe slogani “shteti për të gjithë”, ku theksohen zotimet e këtij koalicioni.

Por, ditëve të fundit nga Alternativa janë dhënë sinjale se mund të shkelin këtë marrëveshje dhe ti bashkangjiten koalicionit LSDM-BDI.

Related Articles

Back to top button
Close
Close