
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka shperhur ngushëllime për ish kongresmenin Amerikan, Eliot Engel i cili njihet si një mik i madh i shqiptarëve. Ahmeti në një postim të tij shkruan se Engel do të kujtohet ndër gjenerata si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe kontribues i madh në të gjitha proceset tona në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe Diasporë, shkruan Top24
I trishtë lajmi për humbjen e njërit nga miqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve, Kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili për mbi tre dekada na qëndroi pranë duke qenë zëri i lirisë së shqiptarëve në Kongresin 
Ai do të kujtohet ndër gjenerata si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe kontribues i madh në të gjitha proceset tona në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe Diasporë.
Kam mësuar në çdo takim me të, në Uashington, Shkup e Prishtinë dhe shqiptarët ishin me fat që e patën dhe do të mbeten përjetësisht mirënjohës dhe faleminderues.
Lamtumirë mik, ngushëllime familjes dhe të faleminderit për çdo gjë që ke bërë për ne 




