LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton Ilaz Kodra : Me nderim e përulësi kujtojmë një ndër figurat më të ndritura të luftës për liri.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përms një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar përvjetorin  e rënies heroike të heroit Ilaz Kodra, shkruan Top24.

Në përvjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra, me nderim e përulësi kujtojmë një ndër figurat më të ndritura të luftës për liri.
Bashkëluftëtar i Fehmi Lladrovcit e Adem Jasharit, Ilazi ishte mishërim i përpjekjes së pandalur për çlirimin e Kosovës, i edukuar me idealet e Hasan Prishtinës, Azem Bejtës e Shotë Galicës, duke e ushqyer shpirtin me historinë e ndaluar që lexohej fshehurazi.
Këta burra e gra që dhanë gjithçka për lirinë e vendit, janë sot të pranishëm në sheshet kryesore të derdhur në bronz që mban emrin e tyre. Dëshmi se liria nuk erdhi vetvetiu, por u fitua me gjakun e tyre të freskët, me sakrificën e atyre që nuk kursyen as jetën për të ardhmen tonë.
Brezat e rinj duhet ta ruajnë kujtimin dhe mësimin nga kjo rrugë e vështirë, që na solli paqe në një kohë sfiduese.
Lavdi e përjetshme Ilazit dhe të gjithë të rënëve për liri!

Related Articles

Back to top button
Close
Close