LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë pro evropiane

Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin së shpejti pjesë e qeverisë pro evropiane. Siç mëson TS nga burime qeveritare thonë se ASH-ja do të jetë parti e cila do të krijojë edhe një stabilitet më të madh për të çuar vendin drejtë rrugës së Bashkimit Evropian në kohën kur Maqedonia e Veriut sapo ka nisur skreningun.

“Bisedimet janë ka fundi dhe ASH-në do ta marrim në qeveri, pasi ASH-ja si parti do të jetë edhe një mbështetje e madhe për një qeveri stabile pro evropiane” thonë burime brenda qeverisë për TS.

Nuk dihet ende me hyrjen e ASH-së në qeveri a do të ngelet Alternativa e Gashit në qeveri, pasi këta dy parti kanë nisur grindjet  mes vete se kush do të ngelet në qeveri e kush në opozitë. Nga burimet brenda qeverisë për TS nuk e komentojnë daljen e Alternativës nga qeveria, por vetëm se dëshirojnë një qeveri stabile pro evropiane.

Kush negocion për hyrjen e ASH-së në qeveri, pasi Taravari gjithnjë është shprehur se nuk ka kontakte as me Ahmetin e as me Kovaçevksin, nga burimet brenda qeverisë për TS nuk e komentojnë pasi ata thonë me rëndësi është që vendi të ec drejtë rrugës së BE-së dhe qeveria të jetë me një shumicë të madhe për të përshpejtuar rekomandimet e Bashkimit Evropian si dhe të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

Nga ana tjetër Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka 8 deputet ndërsa Alternativa i ka 3 deputet pasi një deputet Skender Rexhep Zejdi tani është deputet i pavarur.

Momentalisht Qeveria numëron 64 deputet nëse i shtohen edhe 8 deputet të ASH-së atëherë qeveria i bën 72 deputet një numër tepër stabil për një qeveri stabile.

Related Articles

Back to top button
Close
Close