LajmeMaqedoni

Aleanca në Tetovë po kthehet fuqishëm, ja dy kandidatët për kryetar dege

Një profesor dhe një kirurg, janë në garë për kryetarë të Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

Zgjedhja e kryetarit të degës bëhet në prag të zgjedhjeve për Këshillin komunal që pritet të mbahen në muajin gusht. Pas zgjedhjes së kryetarit të degës, do të zgjidhen edhe anëtarët e kryesisë së degës.

Dy kandidatët për kreun e degës në Tetovë janë:

– Abush Islami, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Matematikë, Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon profesor në Gjimnazin e Tetovës, ndërsa në politik është aktiv për shumë vite me radhë. Anëtarë i LR-PDSH dhe më pas, Aleancës për Shqiotarët që nga themelimi, aktiv në struktura dhe organizimet e ndryshme partiake.

– Ilaz Miftari, mjek specialist i kirurgjidësë, i diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë, në Universitetin e Prishtinës. Punon në repartin e kirurgjisë në Spitalin Klinikë të Tetovës.

Ditë më parë, komisioni partiak i përbërë nga kryetari i partisë, z. Ziadin Sela, sekretarja gjenerale Vjollcë Berisha dhe sekretari organizativ, Elmi Aziri, ka intervistuar kandidatët të cilët kanë prezentuar programet e tyre për udbëheqjen e degës. Pas kësaj faze, komisioni do të bëjë përzgjedhjen e kandidatit të cilun do t’ia propozojë Kuvendit të degës. Anëtarët e Kuvendit të degës së ASH Tetovë do ta shqyrtojnë kandidaturën dhe do të votojnë për të njëjtin në mbledhjen e veçantë.

Aleanca për Shqiptarët për herë të parë filloi praktikën e zgjedhjes së kryetarëve të degëve me konkurs. Në shpalljen publike që zgjati një javë, kandidatët e interesuar duhej paraqesin kandidaturën, biografinë dhe programin për udhëheqjen e degës gjatë mandatit katërvjeçar. Kandidati i përzgjedhur nga komisioni qendror duhet më pas të miratohet edhe nga Kuvendi i degës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close