
Për të gjithë banorët e vendbanimit Kamjan, njoftojmë se pas gjithë mundit tonë për të siguruar ujë për pijë për këtë vendbanim, tashmë do të fillojnë punimet.
Kompania e zgjedhur në shenjë për të treguar se këto punime shumë shpejt do të fillojnë ka vendosur pllakatin i cili përmban të gjitha emrat që kanë kontributin (investimin) e tyre në këto punime.
Kujtojmë se: Uji është kushti primar për jetesë. Çdo vendbanim duhet të posedojë ujë të pijshëm, ndërsa ne ndjejmë përgjegjësinë tonë që t’jua sigurojmë këtë ujë të gjitha vendbanimeve tona. Dhe besojmë që këtë do ta arrijmë shumë shpejt deklaroi Xhemaili në rrjetin social facebook.



