LajmeMaqedoniTopLajm

Albon Xhemaili falemnderit Bogovinas, urime fituesve

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Albon Xhemaili sot përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar të gjithë banorët e komunës së Bogovinës. Xhemaili më tej shkroi se është krenarë për atë që ka bërë për komunën e tij brenda këtij mandati dhe se komuna tani është mbarë e mirë shkruan TOP24.

“Nga mundësia që mu dha për 4 vite radhazi të udhëheqja Komunën e Bogovinës, ndjehem krenar për të vetmin fakt që këtë Komunë arrita ta ktheja në gjendjen e duhur, ashtu si duhej të ishte që vite më parë. Ndjehem krenar që pas vetes kam pasur njerëz të denjë e të aftë për punën e tyre. E ndërsa për punën dhe mundin tim 4 vjeçar flet vet pasqyra kësaj Komune. Më shumë se kaq nuk mundja!” ka shkruar Albon Xhemaili përcjellë TOP24.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close