RajonTopLajm

Albin Kurti : sfidat janë të mëdha!

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë tha se pret që shumë shpejt në tavolinën e tij të jetë plani për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se do të punojnë si ekip dhe rezultati do të varet nga secili prej ministrave.
Ai në mbledhjen ceremoniale tha se në vend ende ka krizë shëndetësore dhe duhet vepruar me urgjencë në mënyrë që të ulet numri i rasteve dhe vdekjeve nga coronavirusi.

“Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente nevojitet edhe menaxhimi i pandemisë. Duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin …. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, tha Kurti.
“Ju takon juve që problemet brenda ministrisë t’i ktheni në projekte dhe zgjidhje… Qytetarët presin punë dhe angazhim dhe përfaqësim të dinjitetshëm. Është koha të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, tha kryeministri.

Ai tha se shumë shpejt do të marrin vendimet e nevojshme për vendin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close