BotaLajmeTopLajm

Alarm në kufi, ushtarët turq qëllojnë me armë policët grekë

Dy incidente me armë kanë krijuar panik në kufirin greko-turk, në Evros.

Mediet greke raportojnë se janë regjistruar disa të shtëna me armë në kufi, nga ushtarët turq.

Incidenti është raportuar nga rojet kufitare greke. Të shënat kanë ardhur në momentin kur policët grekë kanë qenë duke patrulluar në zonën e mbrojtur nga FRONTEX, së bashku me policë gjermanë.

Kreu i FRONTEX, Fabrice Letzeri, ka informuar Komisionin, përmes një letre, për ngjarjet e fundit në kufirin greko-turk.

Nuk dihen ende shkaqet e të shtënave me armë nga ushtarët turq. Kujtojmë që prej disa muajsh raportet greko-turke janë të tensionuara, pasi Ankaraja nisi kërkimet për naftë në detin Egje, duke shkelur herë pas here edhe ujërat territoriale greke.

Related Articles

Back to top button
Close
Close