BotaLajme

Akulli që shkriu të marten në Grenlandë do të mbulonte të gjithë Floridën me ujë

Organizata Botërore Meteorologjike, ka bërë me dije se mjafton një ditë e nxehtë për të shkrirë akullin në Grenlandë që do të mjaftonte për të përmbytur të gjithë Floridën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është një vendim që është marrë nga të dhënat që janë regjistruar të dielën nga derdhja e ujit të martën që lamë pas.

Vetëm atë ditë, Grenlanda, e cila gjithashtu po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, humbi më shumë se 8.5 miliardë ton akull sipërfaqësor, sipas Institutit Meteorologjik Danez. Një total prej 18.4 miliardë tonë akull është humbur që nga e diela.

E gjithë kjo javë mund të mos jetë aq ekstreme në vëllim sa në një periudhë korresponduese në vitin 2019, viti rekord në shkrirjen e akullit, por zona ku shkriu akulli këtë vit është më e madhe.

Sasia që u shkri të martën do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar pesë centimetra ujë në të gjithë Florida, siç tha eksperti i akullit nga Universiteti i Kolorados Ted Scampos për mediat.

Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën Cryosphere, Toka ka humbur 28 trilionë tonë akull që nga mesi i viteve 1990, me sasinë më të madhe që vjen nga Rrethi Arktik.e.su./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close