LajmeRajon

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thënë Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close