LajmeMaqedoni

AKI Kumanovë: 600 mijë euro për morgun në varrezat ortodokse, asgjë për varrezat muslimane

Huzeir Mustafi nga koalicioni AKI përmes një konference me media bashkë me këshilltarët e tjerë komunal reagoi ndaj kreut të komunës s Në një kohë kur Kumanova po përballet me probleme të shumta, pushteti lokal i udhëhequr nga Maksim Dimitrievski zgjedh të shpenzojë shuma marramendëse për projekte që nuk janë prioritet për qytetarët.

Mbeturinat kanë mbuluar lagjet. Komuna thotë se nuk ka mjete të mjaftueshme dhe kërkon kredi për blerjen e kamionëve, duke e zhytur komunën edhe më shumë në borxhe. Ndërkohë, gjejmë qindra mijëra euro për renovimin e një objekti fetar.

Nuk jemi kundër renovimit dhe mirëmbajtjes së objekteve fetare. Por çdo shpenzim publik duhet të jetë i arsyeshëm, transparent dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

Dhe pyetja është edhe më e madhe. Si mund të gjenden 600 mijë euro për varrezat ortodokse, ndërsa për varrezat myslimane nuk parashihet asnjë denar?

Kjo nuk është thjesht çështje buxheti. Është çështje e prioriteteve, përgjegjësisë dhe trajtimit të barabartë të qytetarëve.

Kumanova ka nevojë për kamionë, pastërti, rrugë, infrastrukturë dhe shërbime publike funksionale. Nuk ka nevojë për luks politik dhe shpenzime të pajustifikueshme.

Maksim Dimitrievski duhet t’u japë përgjigje qytetarëve: pse për disa nevoja gjenden qindra mijëra euro, ndërsa për problemet që prekin çdo ditë qytetarët gjithmonë kërkohet kredi?

Kumanova nuk mund të menaxhohet me politika të tilla. Qytetarët meritojnë barazi, transparencë dhe një buxhet që shërben qytetin, jo interesa të ngushta politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close