Akademia Politike e BDI-së hap dyert për të rinjtë e motivuar, vizionarë dhe të gatshëm për të bërë ndryshimin!
8 Prill, 2026
Less than a minute
Rinia është forca që e formëson të ardhmen!
Nëse ke ambicie për të ndikuar, për të mësuar dhe për të qenë pjesë e proceseve që e çojnë vendin përpara, kjo është mundësia jote!
Akademia Politike e BDI-së hap dyert për të rinjtë e motivuar, vizionarë dhe të gatshëm për të bërë ndryshimin.
Programi ynë përfshin module të strukturuara profesionalisht, të cilat do të trajtojnë tema thelbësore dhe të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë, nga politika publike, lidershipi dhe komunikimi strategjik, deri te proceset integruese dhe zhvillimi demokratik.
Ligjëratat do të mbahen nga ligjërues eminentë dhe profesionistë të fushave përkatëse, duke ofruar njohuri praktike dhe perspektivë reale mbi sfidat dhe mundësitë e kohës sonë.
Aplikimi fillon sot dhe zgjat 20 ditë, deri më 28 prill.