LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook ka reaguar për situatën e krijuar.

Thotë se situatën e krijuar me dorëheqjen e kryeministrir Zaev po e menaxhon nëpërmjet kontaktit me të gjitha palët, SHBA, NATO dhe BE.

Postimi:

Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.

Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.

Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim.

Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.

Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close