LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Sot nderuam sakrificën heroike të Him Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Gllogjan ku ka marrë pjesë në shënimin e 26 vjetorit të betejës së Gëlogjanit, duke shtuar se “sot nderuam sakrificën heroike të Him Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt” shkruan Top24

Bashkë me bacin Rifat Jashari, vëllezërit Haradinaj, Kryeministrin Talat Xhaferi, bashkëveprimtarë të kauzës sonë kombëtare dhe bashkëatdhetarë nga mbarë kombi u bëmë bashkë sot për të shënuar 26 vjetorin e betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan.

Kujtuam me krenari ato kohëra heroizmi dhe atdhedashurie deri në gatishmëri flijimi të bijve e bijave më të mirë të kombit për të jetësuar një amanet, atë të Kosovës së lirë.

Nderuam sakrificën heroike të Him Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt që me gjakun e tyre ujitën përjetësinë e tokës së Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Po në këtë ditë, 25 vite më parë aleatët tanë të NATOs do t’i përgjigjeshin përfundimisht kushtrimit të Kosovës për liri për t’i dhënë fund barbarisë serbe.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit! 🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close