LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti shpreh ngushëllime popullit turk për tragjedinë me zjarrin shkatërrues që përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehue ngushëllime për humbjen e jetëve në zjariin shkatërrues që përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Ngushëllime të sinqerta për tragjedinë në Turqi
Me pikëllim të madh mora lajmin për zjarrin shkatërrues që përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya, Turqi, ku fatkeqësisht humbën jetën 76 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk.
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit dhe ngushëllimet më të sinqerta për ata që humbën të dashurit e tyre. Zemrat tona janë me Turqinë në këto momente zie.
May be an image of fire

Related Articles

Back to top button
Close
Close