
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllimet për familjet e tre të rinjëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë, shkruan Top24
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet Rama, Morina dhe Mehmetaj, të cilat humbën tre fëmijët e tyre në tragjedinë e Jabllanicës.
Në këto momente të vështira, jemi me mendje dhe zemër pranë familjeve që po përballen me këtë humbje të madhe, duke ndarë dhembjen e tyre të thellë.
Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Lutemi për shpirtin e të ndjerëve dhe për paqen në zemrat tuaja.



