
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në krah me Ramiz Lladrovcin, njofton Top24.mk
Ata janë parë bashkë teksa kanë bërë homazhe te varri i Jahir Prenkut, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.
“Sot, bashkë me mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci, bëmë homazhe pranë varrit të Jahir Prenkut, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, në nderim të kontributit të tij për lirinë dhe kauzën shqiptare.
Me këtë rast, i shprehëm edhe ngushëllimet më të sinqerta familjes Prenku, duke ndarë me ta dhimbjen për humbjen e një njeriu që jetën ia kushtoi kombit.
Lavdi jetës dhe veprës së Jahir Prenkut!
Respekt dhe mirënjohje përherë!”, tha Ahmeti.







