LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti i ashpër kundër Silijanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë ushtarë të lirisë, s’kanë qenë dezertorë e mercenarë, mos hap faqe që nuk hapen

I pari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së kandidatës për Presidente të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovka, nga radhët e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila ka propozuar krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së – në mes të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me komandat suprem Ali Ahmetin, dhe forcave policore e ushtarake maqedonase, shkruan Periskopi.

Ahmeti në një deklaratë për Tv21 kërkuar Siljanovska që të ketë kujdes kur bën deklarata rreth të kaluarës, duke e shfrytëzuar atë për fushata elektorale.

“Gjëra që lëndojnë, që gërvishin mbi plagë të vjetra nuk është mirë të shfrytëzohen për fushata elektorale. Duhet të jemi të gjitha palët e vëmendshëm dhe të kujdesshëm në këtë drejtim. E kam thënë disa herë se e kaluara është e dhimbshme, e kaluara nuk duhet harruar por nuk duhet të na përsëritet, kështu që çdokush duhet të jetë i kujdesshëm me deklarata të tilla. Kjo është një ngjarje që ka ndodh, një luftë që ka ndodh, tash po bëhen përafërsisht qerek shekulli…”, u shpreh Ahmeti

Tutje i pari i BDI i çoi mesazh kandidatës për presidente se “ ushtarët e UÇK-së nuk kanë qenë mercenarë dhe dezertorë“

“Sipas kandidatës për presidente dhe profesoreshë e të drejtës ndërkombëtare UÇK-ja duhet të përgjigjet se ka fituar lirinë, se kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenarë dhe dezertorë, kanë fituar të drejtën e vete, kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare me NATO-n, BE-në, ShBA-të dhe me presidentin e atëhershëm, i ndjeri Rajkovski si dhe nga unë komandan i UÇK-së. Çdo kush që dëshiron të hap faqe që nuk hapen, unë mendoj se e ka gabim”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close