LajmeMaqedoniTopLajm

Ismaili: Qasja që ka VLEN-i ndaj VMRO-së i dëshpëron votuesit opozitarë! Do t’i kushtoi në zgjedhjet parlamentare…

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan mbi formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, me ose pa kushte për VMRO-DPMNE-në.

Gazetari Abedin Ismaili tha se qasja qe ka VLEN-i për bashkëqeverisje me VMRO-në pa kushte do t’i kushtoi me votë opozitës shqiptare, sepse mund të ndikoi që ata të dëshpërohen.

Ai tha se kolicioni VLEN është bashkim artificial opozitar, sepse që të gjithë dikur ishin në pushtet.

“Qasja qe e ka VLEN-i për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-ne është dëshpëruese për votuesit e opozitës shqiptare, sepse po përmendim që pranojnë bashkëpunim, mirëpo nuk bëhet publike se për çka janë marrë vesh VLEN dhe VMRO-DPMNE. Opozita shqiptare e ka zyren e kryeministrit Kurti në Kosovë si një lavatriçe opozitarizmi, mirëpo  me dal prej asaj zyrë e me u thirr në opozitarizëm nuk ka kuptim. VLEN-it ky entuziazëm për tu bërë pjesë e qeverisë do t’i kushtoi dhe në zgjedhjet parlamentare. Ky koalicion opozitar është më shumë artificial se sa natyral sepse të gjithë opozitarët janë të dalur nga pushteti”, tha Ismaili.

Related Articles

Back to top button
Close
Close