LajmeMaqedoniTopLajm

Agim Jonuz, Ali Ahmeti është ikonë e shqiptarëve

Analisti Agim Jonuz në emisionin e gazetari kontrovers maqedonas, Vasko Eftov mes tjerash ka theksuar se në BDI nuk ka krizë liderësh se e gjithë debata është një debat i vogël brenda partisë, duke shtuar më tej se Ali Ahmeti është Ikona e shqiptarëve, shkruan Top24

Jonuz më tej komentoj debatin rreth pozicionit të Grubit duke theksuar se askush, ama askush në asnjë moment nuk mund ta kontestoj aftësinë, intelegjencën, lexueshmërinë dhe punën kualitative, pasi të gjitha ato që i bën i bën në mënyrën më të mirë dhe në një formë shumë kualitative të Artan Grubi.

“Në BDI nuk ka krizë lideri, pra duhet ta pastrojmë këtë dilemë. Njohësit e mirë dhe ata që në mënyrë objektive flasin për këtë konfirmojnë që krizë nuk ka. Ajo që po ndodhë në BDI është një debatë e vogël interne e cila i referohet asaj që Artan Grubi si bashkëpunëtori i parë i Ali Ahmetit shkoi thënë figurativisht pak më larg, më i ekpsonuar, shkoi në nivel më të lartë. Kjo i referohet ambientit te shqiptarët në një suetë romantike pse ti e jo unë. Ai shkoi më lartë, pra Artan Grubit në asnjë moment nuk mund të ia kontestoni, aftësinë, intelegjencën, lexueshmërinë dhe punën kualitative, pasi të gjitha ato që i bën i bën në mënyrën më të mirë dhe në një formë shumë kualitative. Në përditshmëri dhe praktimin e politikës ditore ai shihet si pasues i Ali Ahmetit pra mund të themi që është garë për lider. Joo Ali Ahmeti nuk është lider por është ikonë dhe definitivisht në BDI nuk ka krizë liderizmio.”Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close