
Pas publikimit të lajmit nga gazetari Furkan Saliu, se drejtori i Fondit të Sigurimit pensional dhe invalidor kishte angazhuar djalin e tezes së tij si këshilltarë personal ka bërë që kreu i Alternativës, Afrim Gashi ti kërkoj llogari dhe drejtori Bexheti ta liroj nga detyra tezakun e tij, shkruan Top24.
“Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti. Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij, që së fundi është shndërruar në temë me të cilën është marrë edhe opinioni i gjerë. Ndonëse u pajtuam bashkërisht se bëhet fjalë për këshilltarë që kanë dhënë kontribut në suksesin e punës së tij, për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, si dhe mundësisë së interpretimit të përzgjedhjes së tyre me nota nepotizmi, kërkova nga Drejtori që këshilltarët e apostrofuar t’i lirojë nga detyra. Drejtori Bexheti e pranoi me mirëkuptim këtë kërkesë dhe besoj se së shpejti do ta realizojë.” shkruan Afrim Gashi pas takimit me Bexhetin.Top24



