LajmeMaqedoniTopLajm

Adnan Azizi 100 ditët e dështimit, gënjeshtrave, premtimeve, skandaleve dhe rritjes së çmimeve!

Sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi përmes një postimi në profilin e tij në FB 100 ditëshin e qeverisjes nga kryeministri Kovaçevski në koalicion me BDI-në dhe Alternativën e ka quajtur 100 ditët e dështimit, gënjeshtrave, premtimeve, skandaleve dhe rritjes së çmimeve!, shkruan TOP24.
Aizi në postimin e tij shkruan se

Nëse provoni ta intervistoni çdo qytetarë në rrugë me pyetjen më të thjeshtë dhe decide: Si ju duket qeverisja e re 100 ditëshe?!
Do merni lum përgjigjeje nga më të ndryshmet duke filluar:
Gënjeshtra e madhe për hapjen e bisedimeve me BE….
Gënjeshtra kapitale e zgjidhjes së problemit dhe kontestit me Bullgarinë…
Skandalet korruptive në kupolën e qeverisë…
Rritja rapide e çmimeve të të gjitha produkteve në nivele platonike….
Rritja skandaloze e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike….
Grevë dhe pakënaqësi në të gjitha fushat e institucioneve publike dhe private për rritjen e rrogave që janë ngrirë ndërkohë që gjitha çmimet tjera kanë shënuar rritje të frikshme…
Dështime në menaxhimin e institucioneve publike…
Nivel të besueshmërisë në organet e drejtësisë vetëm 8%….
Ikja e tmerrshme e rinisë tonë nga vendi çdo ditë, çdo javë e çdo muaj më shumë e më shumë….” përcjellë TOP24
Sekretai i Lëvizjes Besa ka theksuar edhe një herë se “Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalur nga ky qorr sokak që është futur qeveria aktuale me bosullë të humbur orientimi!” përcjellë TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close