
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se ndjen keqardhje për rrugën që kanë zgjedhur tashmë dy ish deputetët e kësaj partie, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, që të bëhen pjesë e opozitës, përcjell TV21. Ademi tha se partia të njëjtit i ka trajtuar mirë por që vendimi ka qenë i tyre.
“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike, por opinioni dhe ju e dini se kanë qenë të trajtuar mirë. Kanë patur pozicione të larta partiake, politike brenda BDI-së, nga vet kryetari Ali Ahmeti gjithashtu janë trajtuar me përkëdhelie dhe kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale si rrjedhojë e besimit që ua ka dhënë BDI dhe qytetarët”, tha mes tjerash Ademi.



