
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit sekretar i përgjithshëm i kësaj partie në një intervistë për Euronews Albania ka theksuar se tre kryetarët e Alternativës një parti minore shqiptare në Maqdoni po përgadisin teren ose thënë ndryshe po ua lehtësojnë shfuqizimin e ligjit për gjuhën shqipe. Kryetari i parë i Alternativës, Afrim Gashi njëherit edhe kryetar i parlamentit si shqiptarë ka theksuar në një televezion të maqedonisë ka deklaruar se gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer, ndërsa kryetari i dytë Zeqirja Ibrahimi thekson se nuk është zyrtare, ndërsa kryetari i tretë dhe aktual Bekim Sali po ashtu thekson se gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe se është gjuhë e përkthyer. Duke parë këto deklarata të ndryshme nga tre kryetar e kupton qartë se kjo ka të bëj me një shërbim që po u bëjnë qarqeve të ndryshme që ta zhbëjnë gjuhën shqipe duke përfshirë edhe gjykatën kushtetuese e cila tani më ka të hapur një lëndë për këtë çështje, shkruan Top24



