
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tairi përmes një postimi ka reaguar për aferat e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili sipas Tahirit është parasëgjithash, një “aferë e thellë” me multi-protagonistë që shtrihen në disa vende, e arrijnë deri tek zyrat qendrore të pushtetit në vendin tonë, shkruan Tahiri përcjellë Top24
“Përkundër vullnetit e gatishmërisë për t’i shkruar deri në fund, në Komisionin Hetimor Parlamentar nuk kishim as mandat e as instrumente për të dëshmuar strukturën e thellë mafioze e lidhjet para politike dhe implikimet që lidhen me “Aferën Berishaj”, por e njëjta, tash figuron se është duke u hetuar penalisht në disa vende.
Çdo ditë e më shumë që z. Martin Berishaj qëndron në postin e një zyrtari të lartë të shtetit, si ambasador i Kosovës në Kroaci, është implikim i vetëdijshëm i pushtetit dhe shtetit në këtë aferë. Dorëheqja e tij, nuk është më çështje etike. Nëse jo dorëheqja, shkarkimi i tij është domosdoshmëri, për t’i hapur rrugë zbardhjes së të vërtetës rreth kësaj afere.” tha Abelard Tahiri deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.Top24
;



